VLERËSIMI I KAPACITETEVE ORGANIZATIVE TË ORGANIZATËS KOMUNALE
Në periudhën prej 20-21.03.2024, ekipi prej tre moderatorësh të trajnuar vizituan Organizatën Komunale të Kryqit të Kuq Kavadar, ku bënë Vlerësimin e Kapacitetit Organizativ (VKOOK). Ekipi nga OKKK Kavadar në përbërje të përzier të punëtorëve, anëtarëve të strukturës menaxhuese, vullnetarëve dhe të rinjve të organizatës kishte 12 anëtarë. Së bashku, të udhëhequr nga facilitatorët, ata përfunduan me sukses të gjitha detyrat dhe mjetet e metodologjisë VKOOK të zhvilluar nga Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe. Ekipi nga OKKK Kavadar ka pozicionuar gjendjen aktuale të organizatës, ka identifikuar prioritetet për zhvillim, ka krijuar një plan me aktivitete për periudhën e 12 muajve të ardhshëm dhe ka marrë një certifikatë për një Vlerësim të kryer me sukses të kapaciteteve të tyre organizative. Ky është vlerësimi i dhjetë i kryer nga VKOOK dhe në muajt në vijim tri ekipet prej tre moderatorësh do të vazhdojnë me vlerësimet edhe në organizatat tjera komunale.