01 Qershor, Dita e strehuesve
Njoftoeni …..
Strehuasja Xhulijana ka pasur shembuj pozitiv në familjen e saj nëpërmjet farefisit të cilët kanë strehuar fëmijë dhe se ajo ka mësuar prej tyre, nga më të mirët. Së bashku me bashkëshortin e sajë, vendosin të nisen nga ajo rrugë humane dhe se që 6 vjetë strehojnë një fëmijë të shkëlqyeshëm, të buzëqeshur. Xhulijana thotë se fëmija i sjell fat, lumturi dhe dashuri. Ajo tregon se fëmijët tani më i ka të mëdhenj, janë nisur kah rruga e tyre dhe ajo ka vendosur që dashurinë ta ndajë edhe me fëmijët tjerë, për shkak se vetëm ajo që ndahet, në fakt shumohet dhe rritet. Xhulija thotë: “Është ndjenja e mirë të jeni strehues dhe t’i ndihmoni një fëmije i cili ka nevojë për përkrahje dhe dashuri deri sa të rritet dhe të zhvillohet. Me të vërtetë nuk ka asgjë më të mirë dhe më të fuqishme në këtë botë”.
Sot është dita e strehuesve, sot është dita kur do të lexohet për ata dhe përrallat e tyre pozitive të cilat do të ndahen me qytetarët. Strehuesit janë këtu 365 ditë për fëmijët. T’ju japim përkrahje, t’ju japim fuqi, të jemi edhe ne zëri i tyre, tregimet e tyre të inspirojnë edhe të tjerët me qëllim që më shumë të mijë të strehoen.
Kryqi i Kuq realizoni aktivitete në bashkëpunim me EP Qendra ndërkomunale për punë sociale Shkup për të përkrahjen dhe socializimin e fëmijëve të strehuar në familjet për strehimin e fëmijëve.
Foto dhe tregim A. Ristovski