1 Tetori – Dita ndërkombëtare e personave të moshuar
Më 14 dhjetor të vitit 1990, Kuvendi gjeneral i Kombeve të bashkuara e caktoi 1 tetorin si Dita ndërkombëtare e personave të moshuar. Kësaj i paraprinë iniciativa siç është Plani aksional për pleqëri ndërkombëtar i Vienës – i cili në vitin 1982 u miratua nga ana e Kuvendit botëror për pleqëri – dhe i miratuar më vonë po atë vit nga ana e Kuvendit gjeneral të KB. Në vitin 1991, Kuvendi gjeneral i miratoi Parimet për persona të moshuar të Kombeve të bashkuara.
Në vitin 2002, Kuvendi Botëror i Dytë për pleqëri e miratoi Planin aksional për pleqëri ndërkombëtar të Madridit, të përgjigjet në mundësitë dhe sfidat e pleqërisë së popullatës në shekullin 21 dhe të promovohet zhvillimi i shoqërisë për të gjitha moshat.
Shënimi i 25 vjetorit të Ditës ndërkombëtare për personat e moshuar këtë vit fokusohet jo vetëm në ndikimin e mjedisit të ri urban për personat e moshuar, por edhe në ndikimin e personave të moshuar ndaj mjedisit urban. E kështu tema për shënimin është “Qëndrueshmëria dhe kyçja e personave të moshuar në mjedisin urban”.
Në nivel botëror, shpërngulja e njerëzve nga mjediset rurale në ato urbane është tempo rekord dhe pritet të rritet në 6 prej çdo 10 njerëzve, deri në vitin 2030. Në pajtueshmëri me fenomenin e urbanizimit, shumë shpejt rritet edhe numri i personave të moshuar në vendet urbane të vendeve në zhvillim. Efekti i dy fenomeneve nënkupton rritjen e numrit të personave të moshuar deri në 900 milion, gjegjësisht një e katërta e popullatës në vendet në zhvillim.
Me plakjen e shpejtë në botë, personat e moshuar do të marrin rol sa më të madh në shoqëri – nëpërmjet punës vullnetare, bartje të diturive dhe përvojave, ndihmë për kujdesjen e familjes dhe rritje të pjesëmarrjes së tyre në punën e tyre të paguar.
Republika e Maqedonisë e kaloi pragun e pleqërisë demografike.me 15 % popullatë të moshuar mbi moshën 60 vjeçare, në Regjistrimin e vitit 2002, Republika e Maqedonisë e tejkaloi koeficientin e popullatës së moshuar prej 12%. Sipas këtyre të dhënave, marrim pjesë në vendet me shkallë të lartë të përfaqësueshmërisë së popullatës së moshuar në popullatën e përgjithshme që jeton në RM-së. Numri i rritur i personave të moshuar, në fakt paraqet edhe rritjen e kërkesave të sistemit publik shëndetësor, si nëshërbimet mjekësore ashtu edhe në shërbimet sociale. Ekzistojnë më shumë dokumente në nivel nacional për rregullimin e politikave për pleqëri nëpërmjet së cilave sigurohet integrimi i përgjithshëm dhe participimi i personave më të moshuar në shoqëri siç është Strategjia nacionale për persona të moshuar 2010 – 2020.
Kryqi i kuq i RM-së si anëtar i Trupit nacional koordinues për përcjelljen dhe evaluimin e implementimit të Strategjisë nacionale për persona të moshuar, në mënyrë aktive kyçet dhe jep kontribut në orvatjet e përgjithshme të cilat i ndërmarrin institucionet kompetente në realizimin e të drejtave, kujdesin e domosdoshëm dhe mbrojtje të personave të moshuar në Maqedoni.
Dita ndërkombëtare shënohet nëpërmjet rritjes së vetëdijes për problemet lidhur me personat e moshuar, si dhe potencohet kontributi i personave të moshuar në shoqëri.
Me rastin e shënimit të 1 tetorit Dita ndërkombëtare e personave të moshuar nëpërmjet Kryqit të kuq të qytetit të Shkupit dhe Organizatave komunale të Kryqit të kuq Veles, Kriva Pallankë, Prilep, Gostivar, Kërçovë, Dibër, Strugë dhe Negotinë organizohen punëtori edukative, punëtori kreative dhe rekreative me personat e moshuar, vizitë për personat e moshuar, të vetmuar në shtëpitë e tyre me kyçjen e vullnetarëve të rinj të KK dhe angazhim të punëtorëve shëndetësor, kontrollime pa pagesë për matjen e sheqerit në gjak, dhe shtypjen e gjakut, shpërndarjen e ndihmës në ushqime, mjete për higjienë etj. Këto aktivitete janë pjesë e kontributeve të vazhdueshme të Kryqit të kuq të RM-së me qëllim të kontribuojë në përmirësimin e kualitetit të jetës së personave të moshuar në Maqedoni.