11 Shtator, 2019

10 vjet bashkëpunim – kujdes për të tjerët humanizëm në vepër

Sot, më 11 shtator të vitit 2019, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, ka shënuar Ditën kombëtare të shërbimit të SHBA-ve dhe përkujtimit të viktimave të 11 shtatorit përmes akcionit për dhurim të gjakut në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Institutit për mjeksi transfuzione ku ka marrë pjesë edhe Sekretari I Përgjithshëm i Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Sait Saiti, ambasadorja i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, znj. Kejt Bërns, përfaqësuese e Institutit për mjekësi transfuzione deputetë, ministra, basjësit fetare dhe vullnetarët.

Sekretarit të Përgjithshëm i Kryqit të Kuq të Maqedonisë së Veriut z. Sait Saiti ne fjalimin e ti theksoi se fillimet e këtij bashkëpunimi ishin në vitin 2009 në lidhje me ditën kombëtare amerikane të shërbimit dhe përkujtimit të viktimave të 11 shtatorit, një ngjarje që zhvendosi perceptimin global të vuajtjes.

Viteve të shkuara u bëmë të njohur në komunitet si shembull i përgjegjësisë individuale dhe shoqërore në vend, për shkak se u rritëm në një ngjarje që u mbështet në mënyrë masive nga një numër i madh miqsh, bashkëpunëtorësh, donatorësh tanë.

10 vjet bashkëpunim shënuan ndërtim miqësish, kujdes për të tjerët, humanizëm në vepër. Gjatë viteve mësuam më shumë për njëri-tjetrin, pranuam dallimet, vendosëm themele të forta duke i përmirësuar ato me kalimin e kohës. Duhet të vazhdojmë të përmirësohemi për t’iu përshtatur botës e cila vazhdimisht dhe shpejtë po ndryshon.

Ndenja se po ndihmon dhe mbështet dhe je pranë atyre që kanë nevojë për ndihmë, të gjithë ne na bën më të mëdhenj. Pikërisht të tillë janë 2200 dhurues të gjakut të cilët në 10 vitet e fundit në këto aksione kanë dhuruar gjak. Një respekt dhe falënderim i thellë për të gjithë donatorët, të cilët me mbështetjen e tyre prej 12 tonë ushqim dhe 250 000,00 denarë mundësuan të bëhen 1880 paketa me produkte ushqimore që ndihmuan direkt 7520 persona.

< kthehu mbrapa