14 Qershor, 2020
14 Qershor – Dita botërore e dhurimit të gjakut
Më 14 qershor në mënyrë tradicionale, në mbarë botën, shënohet Ditab botërore e dhurimit të gjakut. Ngjarjet të cilat organizohen kanë për qëllim ta rrisin vetëdijen kolektive dhe individuale për domosdoshmërinë për gjak të sigurt dhe prodhime gjaku.
Njëkohësisht në këtë ditë vazhdon që vëmendja të jetë kah njerëzit – dhurues të gjakut të cilët me humanitetin e tyre e shprehin duke dhuruar gjak në mënyrë vullnetare.
Këta njerëz janë heronj të vërtetë modern. Kontributi i tyre mbetet mjet kyç në shpëtimin e jetës së njerëzve në nivel botëror.