17 marsi Dita e formimit të Kryqit të Kuq të RMV dhe Dita e dhurimit të gjakut në RMV
Këtë vit, Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut shënon 76 vjet të rëndësishme që nga themelimi i tij dhe 26 vjet anëtarësim të plotë në Federatën Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe.
17 Marsi është një ditë e rëndësishme për Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, një datë që shënon ekzistencën, veprimin, dhe gjithashtu suksesin e të gjithë vullnetarëve, punonjësve, mbështetësve dhe aktivistëve të panumërt që kanë mundësuar që kjo organizatë të ekzistojë për një kohë të gjatë gjate viteve.
17 Marsi është gjithashtu Dita e Dhurimit të Gjakut në Republikën e Maqedonisë së Veriut kur ne shprehim mirënjohjen tonë për ushtrinë e njerëzve humanitarë që dhurojnë gjak dhe shpëtojnë jetë njerëzish me humanizmin e tyre.
Gjatë vitit, organizata jonë do të organizojë disa ngjarje online në nivel kombëtar dhe lokal në mënyrë që të kujtojmë vetveten për sfidat dhe sukseset e Kryqit të Kuq në vitet e fundit.
Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë Veriore gjithashtu organizon një Ngjarje Festive online me 17 Mars 2021 në 12:00 dhe mund ta ndiqni në faqen tonë në Facebook
https://www.facebook.com/CrvenKrstNaRepublikaSevernaMakedonija