14 Mars, 2019

17 marsi dita e krijimit të Kryqit të kuq të RM-së dhe dita e dhurimit të gjakut në RM

Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë shënon 74 vjet ekzistencë dhe 24 vjet anëtarësim të plotë në Federatën ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe.

 

Gjatë kremtimit të 17 marsit, organizata jonë do të organizojë më shumë ngjarje në nivel nacional dhe lokal me qëllim që të kujtojmë sfidat dhe sukseset e Kryqit të kuq gjatë viteve të fundit.

 

Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë Ju fton në Ngjarjen solemne më 15 mars të vitit 2019 (e premte) duke filluar nga ora 13:30 në Teatrin Popullor “Jordan Haxhi Konstantinov – Xhinot” në Veles.

< kthehu mbrapa