16 Mars, 2016

17 marsi formimi i Kryqit të kuq të RM-së

Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë më 17 mars shënon dy aspekte të rëndësishme lidhur me funksionimin e organizatës. Në këtë ditë Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë është formuar në vitin 1945. Prej atëherë e këtej shoqata nacionale rritet në partner të njohur në Lëvizje e cila prej vitit të kaluar ka qertifikatë për shoqatë të fuqishme nacionale në Lëvizjen ndërkombëtare të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe. Gjithashtu kjo ditë në Republikën e Mnaqedonisë shënohet edhe si Dita e dhurimit të gjakut, e me këtë rast dëshirojmë t’ua urojmë këtë festë të gjithë dhuruesve tanë të gjakut të cilët vazhdojnë të jenë shemvull për humanitet dhe solidaritet në të gjithë shtetin tonë.

Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë e shënon formimin nëpërmjet aktiviteteve në teren të vuollnetarëve dhe të punësuarve tanë të cilët 24 orë në ditë sigurojnë ndihmë dhe përkrahje për emigrantët në Republikën e Maqedonisë të stacionuar në qendrat në Gjevgjeli dhe Tabanoc, afër Kumanovës. Gjithashtu organizatat komunale të Kryqit të kuq do të kyçen me organizim të aktiviteteve në nivel lokal, siç janë tryezat e rrumbullakëta me temë për dhurimin e gjakut, ndarje të mirënjohjeve për dhuruesit e gjakut dhe organizata të cilat kanë realizuar rezultate më të mira në fushën e dhurimit të gjakut vitin e kaluar, organizim të prezantimeve dhe ligjeratave në institucione arsimore për ngritjen e vetëdijes tek nxënësit me tema për shëndetësi preventive dhe sociale me interes dhe aktivitete tjera dedikuar për përkrahjen e grupeve të caktuara qëllimore në bashkësitë lokale.

Urime për kontributin dhe angazhimin e të gjithë të punësuarve tanë, vullnetarëve, partnerëve dhe përkrahësve në procesin e implementimit të kontributeve tona humanitare nël shpirtin e shtatë parimeve themelore të Lëvizjes.

< kthehu mbrapa