25 Mars, 2014

17 MARSI NGA THEMELIMI I KRYQIT TË KUQ TË RM-së DHE DITA E DHURIMIT TË GJAKUT

17maertMe rastin e Ditës së themelimit të Kryqit të Kuq të RM-së dhe Dita e dhurimit të gjakut 17 mars 2014, Kryqi i Kuq i RM-së organizoi manifestim solemn. Mysafirët së pari i përshëndeti kryetari i Kryqit të Kuq të RM-së z. Millço Trajkov i cili theksoi se 17 marsi është ditë e rëndësishme për Kryqin e Kuq të RM-së, datë e cila e shënon ekzistimin, e njëkohësisht edhe suksesin e të gjithë vullnetarëve, të punësuarve, përkrahësve dhe aktivistëve të shumtë të cilët gjatë kohës lanë shëenjë në rrugën e kaluar të organizatës sonë. Kjo na përkujton në realitetin e thjeshtë se gjithmonë ka qenë dhe është krenari të jeshë pjesë e armatës së madhe të humanistëve në botë, të cilët japin pjesë jo vetiake në ndalimin dhe uljen e vuajtjeve të atyre të cilët kanë rënë në probleme për arsye të ndryshme. Drejtori gjeneral dhe Kryetari i Këshillit drejtues të SHA Alkaloid z. Zhivko Mukaetov, në kuadër të fjalimit të tij, theksoi se ka nderin që kompania të cilën e udhëheq është pjesë e misionit humanitar të KKRM-së. “Misioni i Alkaloid është apsolut komplementar me atë të Kryqit të Kuq, në pjesën e kujdesit dhe ndihmës së njerëzve të cilëve iu nevojitet ajo. Kompania jonë edhe në të ardhmen do të ndihmojë dhe do ta stimulojë dhurimin e gjakut, si një veprimtari jashtzakonisht humane të jetës së përditshme”, tha Mukaetov. Gjithashtu edhe përfaqësues i EVN Maqedoni z. Igor Gievski theksoi se kompania i realizon qëllimet dhe detyrat humanitare të Kryqit të Kuq të RM-së dhe ndihmojmë në bashkësi drejt së cilës të gjithë jemi njësoj të përgjegjshëm.

17 marsi është edhe Dita e dhurimit të gjakut në RM-së. Dhurimi vullnetar i gjakut paraqet shprehje të vlerave të larta etike, humanitare dhe morale. Të dhurohet gjak dhe të shpëtohet jeta e ndonjërit është akt i lartë i humanitetit dhe falënderimit.

Në vitin 2013 përskaj tre OKKK të para të plasuara edhe 15 OKKK e plotësuan planin për dhurimin e gjakut OKKK Berovë, Manastir, Vallandovë, Veles, Dellçevë, Kavadar, Kratovë, Kriva Pallankë, Krushevë, Ohër, Prilep, Probishtip, Sh. Nikollë, Strugë dhe Gazi Babë.

< kthehu mbrapa