18 Tetori – Dita botërore e luftës kundër trafikimit me qenie njerëzore
Trafikimi me qenie njerëzore është një problem serioz social dhe është forma më serioze e shkeljes së të drejtave themelore të njeriut – e drejta për jetën, liria e lëvizjes, liria e zgjedhjes dhe të drejtat dhe liritë e tjera. Trafikimi i qenieve njerëzore është një problem që kërkon një qasje të përbashkët për shkatërrimin e tij dhe përpjekjet e përbashkëta nga institucionet përkatëse. Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut si anëtar i Sekretariatit të Komisionit Kombëtar për Luftimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore dhe Migrim ilegal përmes zbatimit të aktiviteteve parandaluese kontribuon në luftën kundër këtij problemi global që reflektohet në vendin tonë.
Në këtë drejtim, Kryqi i Kuq i RMV-së këtë vit është përfshirë në shënimin e 18 Tetorit – Ditës Evropiane kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore duke organizuar aktivitete parandaluese për edukimin e bashkëmoshatarëve të popullatës së re përmes Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit dhe organizatave komunale të Kryqit të Kuq. Mësimet parandaluese synojnë rritjen e ndërgjegjësimit të të rinjve, njohjen e mënyrave në të cilat ata mund të përfshihen në trafikimin e qenieve njerëzore dhe vetëmbrojtjen e tyre.