18 Tetori – Dita evropiane e luftës kundër tregtisë me njerëz
Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë si anëtar i Sekretariatit të Komisionit nacional për luftë kundër tregtisë me njerëz dhe migrimit ilegal me organizim të aktiviteteve preventive kyçet në shënimin e 18 tetorit – Dita evropiane e luftës kundër tregtisë me njerëz.
Me rastin e 18 tetorit, do të organizohen punëtori për edukim moshatar të të rinjve në shkolla fillore dhe të mesme që do të zbatohen nëpërmjet Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit dhe organizatave komunale të KK Strugë, Shtip, Kavadar, Strumicë dhe Dibër. Ligjëratat preventive kanë për qëllim të ngritet vetëdija e të rinjve, njohja e mënyrave nëpërmjet të cilave rinia mund të jenë të futur në tregtinë me njerëz dhe vetmbrojtja e tyre. Nëpërmjet 9 punëtorive edukative do të prfshihen mbi 300 pjesëmarës të shkollave fillore dhe të mesme në gjashtë komuna, si dhe vullnetarë të klubit të të rinjve të Kryqit të Kuq në Shkup dhe OKKK Shtip.
Gjithashtu në Shkup, Kumanovë, Ohër dhe Shtipdo të vendosen edhe stande me materiale informative – edukative të cilat do të shpërndahen nga ana e vullnetarëve të rinj të KK.