18 Tetori – Dita evropiane e luftës kundër tregtisë me njerëz
Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë si anëtar i Sekretariatit të Komisionit Nacional të luftës kundër tregtisë me njerëz dhe migrimit ilegal, duke organizuar aktivitete parandaluese është përfshirë në shënimin e 18 tetorit – Ditës evropiane të luftës kundër tregtisë me njerëz. Me rastin e 18 tetorit, do të organizohen punëtori për edukim të bashkëmoshatarëve të të rinjve në shkollat fillore dhe të mesme, që do të zbatohen përmes organizatave komunale të Kryqit të kuq të Kisella Vodës, Karposhit, Koçanës, Demir Hisarit, Gostivarit, Kavadarit, Kërçovës, Negotinës, Ohrit, Radovishit, Resnjës, Strugës, Velesit, Berovës, Dellçevës, Makedonski Brodit dhe Sveti Nikoles.
Leksionet parandaluese kanë për qëllim ngritjen e ndërgjegjes së të rinjve, njohjen e mënyrave përmes së cilave të rinjtë mund të jenë përfshirë në tregtinë me njerëz dhe vetëmbrojtja e tyre. Përmes gjithsej 20 punëtorive edukative do të përfshihen mbi 500 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme. Me rastin e kësaj dite, Organizata komunale e Kryqit të kuq të Krushevës, do të organizojë një teatër forumi me nxënësit e shkollës së mesme në Krushevë.
Më 18 tetor në QTQ – Shkup, do të organizohet një ngjarje publike për ngritjen e ndërgjegjes me një shfaqje simulimi të viktimave të tregtisë me njerëz dhe të tregtarëve, në organizim të Klubit të të Rinjve të Organizatës komunale të Kryqit të kuq – Qendër.