18 Tetori – Dita Evropiane kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore
Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut, si anëtar i Sekretariatit të Komisionit Nacional për Luftimin e Trafikimit të Qenieve Njerëzore dhe Migrimit Ilegal, përmes zbatimit të aktiviteteve parandaluese, kontribuon në luftën kundër këtij problemi global që reflektohet edhe në vendin tonë. Në këtë drejtim, Kryqi i Kuq i RMV-së po merr pjesë në shënimin e 18 Tetorit – Ditës evropiane kundër trafikimit me qenie njerëzore duke organizuar aktivitete parandaluese për edukimin e bashkëmoshatarëve të të rinjve përmes Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit dhe organizatave komunale të Kryqi i Kuq. Me rastin e kësaj dite do të organizohen 22 punëtori parandaluese me të rinj nga shkollat fillore dhe të mesme, me vullnetarë nga Klubet e Rinisë së Kryqit të Kuq, si dhe një punëtori me personat e evakuuar nga Avganistani me vendndodhje në Njustar.
Mësimet parandaluese synojnë ndërgjegjësimin e të rinjve, njohjen e mënyrave përmes të cilave ata mund të përfshihen në trafikimin e qenieve njerëzore dhe mbrojtjen e tyre. Trafikimi i qenieve njerëzore është një problem serioz social dhe paraqet formën më të rëndë të shkeljes së të drejtave themelore të njeriut – të drejtën për jetë, për lëvizje të lirë, për lirinë e zgjedhjes dhe të drejta dhe liri të tjera. Trafikimi i qenieve njerëzore është një problem që kërkon një qasje të përbashkët për shtypjen e tij dhe përpjekje të përbashkëta nga institucionet përkatëse përkatëse.