Të nderuar,
Më lejoni që në fund të viti që po kalon, të shpreh mirënjohje të veçantë për të gjithë vullnetarët, punonjësit, partnerët dhe mbështetësit tanë për përkushtimin dhe kontributin frymëzues në realizimin e misionit të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Mirënjohje të madhe për të gjithë bashkëqytetarët tanë, që na mbështetën dhe ishin me ne në realizimin e programeve, projekteve, fushatave dhe aktiviteteve tona.
Ne, lëmë pas vetes një vit tjetër të mbushur me arritje të suksesshme, në të cilin të gjithë së bashku kontribuam në përmirësimin e jetës së përdoruesve të ndryshëm të synuar,që shërbehen nga Kryqi i Kuq. Në po atë rrugë dhe këtë vit u përballëm me sfida të ndryshme si rezultat i zhvillimeve të përgjithshme ekonomike dhe sociale, përballimit me COVID-19, emigrimeve dhe çështjeve të tjera aktuale nga fusha e punës së Kryqit të Kuq. Falë angazhimit të vullnetarëve dhe punonjësve tanë, por dhe mbështetjes së vazhdueshme të partnerëve tanë, me kënaqësi mund të arrimë në përfundim, se ishim të suksesshëm dhe dhamë kontributin tonë modest për tejkalimin e sfidave të përgjithshme në mjedisin tonë shoqëror.
Ne, jemi veçanërisht të kënaqur që organizata jonë gëzon besimin dhe mbështetjen në vend dhe njohjen e Kryqit të Kuq si një partner i denjë dhe i dëshmuar në kryerjen e rolit ndihmës të autoriteteve në vend. Kjo mbështetje erdhi në shprehje me mbështetjen e vazhdueshme financiare të programeve të Kryqit të Kuq, por edhe me përfshirjen e organizatës sonë në investime dhe shërbime të reja, që u ofrohen kategorive të ndryshme të përdoruesve në vend. Vendi dhe roli i Kryqit të Kuq në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë të përcaktuara me vendime ligjore, por masa e mbështetjes dhe besimit në organizatën tonë është për shkak të performancës së përditshme profesionale të aktiviteteve tona.
Jemi krenarë për besimin dhe reputacionin që gëzojmë përpara të gjithë faktorëve dhe organizatave përgjegjëse, të cilat vitin e kaluar kanë theksuar, se me kënaqësi e mbështesin Kryqin e Kuq të RMV si partnerin e tyre në zbatimin e iniciativave të ndryshme për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve dhe mbështetjen për grupe të ndryshme të synuara. Në fakt, në atë drejtim janë edhe rezultatet e sondazhit të fundit të opinionit publik për punën e organizatës sonë në vend, nga ku shihet se Kryqi i Kuq i RMV është një organizatë humanitare liderë në vend, që gëzon besim të madh nga bashkëqytetarët tanë.
Këtë vit i filluam përgatitjet për të kaluar në fazat e ardhshme të zhvillimit tonë. Procesin e quajtëm “Transformimi 28”. Synimi ynë është që vazhdimisht të përmirësohemi, të jemi më të suksesshëm, të jemi në hap me trendët e reja. Por le të jemi edhe vetëkritikë dhe të investojmë në fushat ku ka vend për përparim dhe përmirësim. Jam i bindur, se të gjithë së bashku në periudhën që kemi përpara do të gjejmë forcë dhe motivim që do të na bashkojë për të qenë edhe më efikas dhe më të përgjegjshëm në frymën e parimeve dhe vlerave bazë të Lëvizjes Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe.
Të jesh pjesë e Kryqit të Kuq është nder i madh por edhe përgjegjësi. Ne jemi një organizatë e hapur për të gjithë ata që duan të bëjnë shumë për njerëzit që kanë nevojë për mbështetje, përmes veprave të tyre të vogla. Unë, sinqerisht shpresoj, që edhe vitin e ardhshëm do të jeni bashkë me Kryqin e Kuq. Çdo dorë e zgjatur për mbështetje sjellë një ndryshim të madh pozitiv në jetën e njerëzve.
Në fund, më lejoni që në emër të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut t’ju uroj Vitin e Ri 2023 dhe t’ju uroj festat e Krishtlindjeve të mbushura me shëndet dhe lumturi të madhe.
Me respekt
d-r. Sait Saiti
Sekretar i përgjithshëm i
Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut