21 Maj, 2019

21 Maj – Dita e pavarsise se Kryqit te kuq te RM

Vitet kanë kaluar ndërsa Kryqi i kuq shumë e më shumë është aftësuar që t’i kryejë qëllimet dhe detyrat humanitre aty ku është patjetër. Qëllimet dhe detyrat e veta Kryqi i kuq I Republikës së Maqedonisë i ka përputhur me parimet e Federatës ndërkombëtare të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe, edhe atë: Humaniteti, Paanshmëria, Neutraliteti, Pavarësia, Shërbimi vullnetar , Bashkimi, Universaliteti.

Me pavarsinë e shtetit të Republikës së Maqedonisë u theksua nevoja për pavarësimin dhe të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë. Ashtu më 21 maj të vitit 1992 u soll Vendim për pavarësim. Në vitin 1994 u soll Ligji për Kryqin e kuq të Republikës së Maqedonisë. Në këtë periudhë Kryqi i kuq I Republikës së Maqedonisë kishte aktivitete të shumta dhe të llojllojshme. Posacërisht kjo organizatë ishte active në përkujdesjen e të ikurve nga vende të ndryshme të Ish Jugosllavisë, ku zhvilloheshin luftëra të ashpra.

Pas pavarësimit Qeveria e Republikës së Maqedonisë i ratifikoi Konventat e Gjenevës të vitit 1949 dhe protokolet plotësuese të vitit 1977. Më 01.11.1995 Kryqi i kuq I Repubikës së Maqedonisë është i njohur nga ana e Komitetit ndërkombëtar të Kryqit të kuq, ndërsa më 27.11.1995 është pranuar në Federatën ndërkombëtare të shoqatave të Kryqit të kuq dhe Gjysmehënës së kuqe si anëtar i 169-të me të drejta të plota.

< kthehu mbrapa