Organizata për ushqim dhe agrokulturë pranë Kombeve të bashkuara vlerëson se ekzistojnë 805.000.000 njerëz të uritur në botë. Kjo do të thotë se ata regullisht nuk kanë ushqim të mjaftueshëm që të jetojnë një jetë aktive. Numri i njerëzve të uritur në botë është edhe më i madh nëse do të ishin kyçur edhe ata të cilët ballafaqohen me mungesë sezonale të ushqimit apo ata të cilët nuk konsumojnë ushqim të llojllojshëm, që kyç proteina, vitamina dhe minerale. Vlerësohet se 26% e fëmijëve në botë kanë proble, në zhvillimin e tyre për shkak të të ushqyerit të pamjaftueshëm, 2 miliardë njerëz vuajnë nga mungesa e materieve ushqyese. Për çdo vit pothuajse 5 milion fëmijë nën moshën 5 vjeçare vdesin nga uria.
Dita botërore e urisë shënohet që të ngritet vetëdija e njerëzve për problemin me urinë, si dhe për arritjet e miliona njerëzve të cilët tanimë e kanë tejkaluar problemin me urinë dhe i kënaqin nevojat elementare. Dita botërore e urisë ka për qëllim t’i inspirojë njerëzit në vendet e zhvilluara dhe ato në zhvillim ta paraqesin solidaritetin e vet dhe të japin përkrahje që të mundësojnë edhe shumë njerëz ta tejkalojnë problemin me urinë dhe varfërinë dhe të bëhen të pavarur.
Me këtë rast Kryqi i Kuq i RM-së kyçet në shënimin e 16 Tetorit me organizim të fushatës nën moton “Mendoni edhe për ne”.
Me fushatën, si dhe me shumë aktivitete tjera humanitare, KKRM-së kontribuon në orvatjet e përgjithshme të cilat i ndërmer Ministria e punës dhe politikës sociale për uljen e varfërisë dhe çkyçjes sociale të qytetarëve, si një ndër qëllimet kryesore të Strategjisë, dokument i cili e pasqyron intencën e Republikës së Maqedonisë për barazimin e shkallës së kyçjes dhe mirëqenies në të gjitha shtresat e shoqërisë.
Në kuadër të fushatës organizohen aksione humanitare për sigurimin e donacioneve në mjete financiare dhe ushqimnë bashkëpunim me institucionet arsimore – edukative, shoqatat qytetare, si dhe në bashkëpunim dhe përkrahje të kompanive dhe qytetarëve. Këto aktivitete do të implementohen gjatë Javës prej 16 deri më 23 Tetor nëpërmjet organizatave komunale të KK dhe KK të qytetit të Shkupit.
Mjetet e dhuruaranga aksionet humanitare do të jenë të dedikuara për sigurimin e ushqimit për të ndihmuar popullatën e mjeruar e cila do të distribuohet nëpërmjet organizatave komunale të Kryqit të Kuq.
Donacionet mund të paguhen në gjiro llogarinë e Fondit të solidaritetit të Kryqit të Kuq të RM-së 300000001327966 Numri tatimor: 4030984271620 SHA Banka Komerciale Shkup, si dhe 100 denarë nëpërmjet numrave celular:
070/075/077 143 400