19 Maj, 2017

25 VJET SHOQATA E PAVARUR NACIONALE

Më 21 Maj të vitit 1992 në Kuvendin e Këshillit republikan të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë u mor Vendimi për Kryqin e kuq të RM-së për të vepruar në mënyrë të pavarur si Shoqatë nacionale. Me pavarësimin e Republikës së Maqedonisë u pavarësua edhe Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë i cili në periudhën e ardhshme u bë anëtar i barabartë i Federatës ndërkombëtare të shoqatave nacionale të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe.

Në periudhën nga viti 1992 deri në vitin 2017, njëzetepesë vjet nga pavarësimi, Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë është përfshirë në mënyrë aktive në vazhdimësi në sigurimin e ndihmës për personat që marrin ndihmë humanitare, kërkuesit e azilit, personat e zhvendosur brenda vendit, rastet sociale, personat e prekur nga katastrofat natyrore dhe kategoritë e tjera të personave të rrezikuar. Implementimi i programeve dhe projekteve të Shoqatës nacionale është bërë me mbështetjen e Federatës ndërkombëtare të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe, Komiteti ndërkombëtar i Kryqit të kuq, shumë shoqata nacionale dhe organizata të tjera qeveritare dhe joqeveritare vendore dhe ndërkombëtare.

21 Maji – dita e pavarësimit të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë.

< kthehu mbrapa