19 Shtator, 2019

28 GARA REPUBLIKANE PËR NDIHMËN E PARË

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut, më 21 dhe 22 shtator të vitit 2019 në Manastir organizon Garën e 28-të me radhë shtetërore të ekipeve të ndihmës së parë.

Këtë vit Gara shtetërore e ndihmës së parë do të mbahet me moton “Padituria jote kushton jetë”.

Në Garën shtetërore të ndihmës së parë do të marrin pjesë 28 ekipe dhe gara do të zhvillohet në dy trajektore, ku në secilën prej tyre do të paraqiten nga 14 ekipe. Do të punohet në 7 vende të punës, prej të cilave 4 vende të punës do të jenë të ndihmës së parë ku do të përfshihen 12 lëndime dhe një ringjallje e zemrës dhe mushkërive, dy vende të punës do të jenë të karakterit rekreativ-zbavitës dhe një vend i punës do të ketë tematikën e njohurive të fushës së diseminimit.

Hapja solemne e Garës shtetërore të ekipeve të ndihmës së parë është parashikuar më 21 shtator të vitit 2019 në ora 11:30 te Parku i Qytetit në  Manastir dhe Gara do të zhvillohet nga ora 11:00 deri në orën 17:30. Shpallja e fituesve do të jetë më 22 shtator të vitit 2019 në Sheshin Magnolia në Manastir.

< kthehu mbrapa