7 Dhjetor, 2016

5 dhjetor, DITA BOTËRORE E VUËLLNETARIZIMIT

Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë edhe si çdo vit, ashtu edhe sot shënoi 5 dhjetorin, Dita botërore e vullnetarizimit të cilën e festojnë mbi 17 miljon vullnetarë nga e gjithë bota në kuadër të Lëvizjes së Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe. Manifestimi solemn u mbajt në hapësirat e Muzeut të qytetit të Shkupit. Vullnetarizimi paraqet segment jashtzakonisht të rëndësishëm të bashkësive gjithkund në botë. Kontributi i vullnetarëve e përmirëson jetën e popullatës së mjeruar me të cilën punojnë dhe  përmirëson jetën e vullnetarëve dhe bashkësive të tyre.

Në manifestimin solemn, fjalim mbajti kryetari i Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë. Dr. Millço Trajkov i cili në emrin e tij dhe në emër të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë ua uroi vullnetarëve Ditën botërore të vullnetarizimit. Ai theksoi se të gjithë vullnetarët, nëpërmjet Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë, janë të pranishëm dhe Maqedonia krenohet me atë që në rradheët e saja ka 3400 vullnetarë aktiv dhe mbi 7800 anëtarë të regjistruar me çka zyrtarisht është organizata më e madhe humanitare në shtet “Me qëllim që shoqata nacionale të mundet në mënyrë efektive ta mobilizojë bashkësinë, kjo patjetër të përgjigjet në nevojat të cilat janë aty të pranishme.

Në vazhdim të manifestimit, Kryetari i Kryqit të kuq të RM-së, Dr. Millço Trajkov, dorëzoi falënderime për arritjet vullnetare dhe merita të veçanta në realizimin e qëllimeve dhe detyrave të Kryqit të kuq të RM-së për: Roger Van Hay, Vlladimir Cvetkovski, Aleksandra Vasilevska, Edin Halim, Kire Donovski, Marjanço Angelkovski dhe Faik Alili.

dsc_0312

< kthehu mbrapa