5 dhjetori – Dita Botërore e Vullnetarizmit Vullnetarët ndërtojnë komunitete të qëndrueshme
Më 4 dhjetor në ora 11:00 në ambientet e Muzeut të qytetit të Shkupit u organizua Konferenca e vullnetarëve me sloganin: “Vullnetarët ndërtojnë komunitete të qëndrueshme”.
Në këtë ngjarje fjalën hyrëse e pati kryetari i Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë, Prof. Dr. Romel Velev, dhe pjesëmarrës të konferencës ishin Dr. Sait Saiti – Sekretar i përgjithshëm i Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë, Milla Carovska – Ministre e Punës dhe Politikës Sociale, Irena Ivanova përfaqësuese e Delegacionit Evropian në Shkup, Lidija Dimova – Drejtore e Agjencisë Nacionale të Programeve Arsimore Evropiane dhe Mobilitetit, Aleksandar Ristovski nga Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë, Bllazhen Malevski – Kryetar i Këshillit Nacional Rinor, Sanja Stefanoviq – Koordinuese e Programit pranë Forumit Arsimor Rinor, Prof. Marija Topuzovska Latkoviq – Instituti i Hulumtimeve Politike Juridike, Ivana Marinçek – Oda e Psikologëve të Republikës së Maqedonisë, Prof. Rade Rajkovçevski – Fakulteti i Sigurisë – Shkup pranë Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” – Manastir, Zhivko Mukaetov – Alkaloid ShA Shkup.
Qëllimi i Konferencës ishte të aktualizohen çështjet e lidhura me vullnetarizmin dhe organizimin e punës vullnetare. Nëpër panelet u përpunua korniza normative e vullnetarizmit në RM, rëndësia e vullnetarizmit në ndërtimin e një shoqërie të sigurt dhe të shëndetshme, dhe përfaqësuesit e shoqatave qytetare prezantuan praktikat më të mira në organizimin e aksioneve vullnetare.
Në këtë ngjarje u dha mirënjohja Anri Dinan për Jane Nedellkovskin, Marija Stojkovën, Stojçe dhe Emi Tocinovskin, Aleksandra Ristovskin për realizimin dhe promovimin e ideve të Kryqit të kuq, dhe u dhanë falënderime për Kolegjiumin KKA-PVH dhe Alkaloid ShA Shkup për pjesëmarrjen dhe kontributin shumëvjeçar në realizimin e qëllimeve dhe detyrave të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë.