4 Dhjetor, 2017

5 dhjetori – Dita Botërore e Vullnetarizmit

Vullnetarët dhe vullnetarizmi në çdo vend janë një potencial i madh njerëzor që në vazhdimësi mobilizohet në përputhje me kërkesat e komunitetit. Vlera të cilën vullnetarët e krijojnë dhe e inkorporojnë në aktivitetet e tyre është “e paçmueshme”, për shkak se posedon një cilësi të veçantë që është pasuruar me dimensionin human të vullnetit të mirë. Tanimë tradicionalisht Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë, me rastin e 5 dhjetorit – Ditës Botërore të Vullnetarizmit, organizon një ngjarje solemne për të shënuar këtë ditë të rëndësishme që ka për qëllim të theksojë rëndësinë e aktivitetit dhe veprimit të vullnetarëve në aktivitetet humanitare.

< kthehu mbrapa