4 Prill, 2018

55 vjet përvojë vullnetare

Vasil Apostollov është vullnetar në Kryqin e kuq tanimë 55 vjet. Tërë një jetë. Është lindur në Shtip, është rritur në Shkup, dhe Kryqi i kuq i ka mundësuar për të pasur miq nëpër të gjithë vendin. Ka marrë pjesë në shumë aksione rinore, dhe në vitin 1974 ka qenë edhe delegat i të rinjve të Maqedonisë në Kuvendin e Kryqit të kuq të Jugosllavisë së atëhershme. Thotë se ka shumë kujtime, për shumë njerëz, për shumë aksione dhe aktivitete. Asnjëherë nuk do t’i harrojë përmbytjet në Maxhari në vitin 1979, kur është derdhur lumi Vardar dhe kur Kryqi i kuq nëpërmjet rrjetit të tij të vullnetarëve ka bërë ekipe për të ndihmuar. “Është dhënë ushqim përmes bashkësive lokale”, thotë ai, “të gjithë kanë ndihmuar”. Dashuria në Kryqin e kuq për të është Shërbimi për kërkesa dhe thotë se ka qenë vështirë gjatë krizës së Bosnjës kur nuk kanë ekzistuar shumë mënyra të komunikimit dhe kur njerëzit kanë shkruar dhe dërguar letra përmes shërbimeve të Kryqit të kuq. “Gëzohesha me secilin prej tyre kur merrnin një lajm për familjen e tyre. Kohë të vështira. Tani është më lehtë, ekzistojnë telefonat, aplikimet e ndryshme dhe njerëzit janë në komunikim të vazhdueshëm” – thotë Apostollov.
“Duhet të jesh vullnetar, duhet të ndihmosh, kjo e bën njeriun më të mirë dhe më human” – përfundon xhaxhi ynë Vasil.

< kthehu mbrapa