8 Maji, Dita Botërore e Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe
Në vigjilje të Ditës Botërore të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe – 8 Maji, dhe gjatë gjithë vitit 2018, do ta festojmë forcën dhe fuqinë e rrjetit tonë global, si dhe kontributin e personelit tonë dhe të rreth 14 milionë vullnetarëve në botë përmes motos “Gjithkund për gjithkënd”. Sivjet kemi për qëllim të zgjerojmë njohuritë për misionin dhe kontributin e Kryqit të kuq duke theksuar shumëllojshmërinë e punës sonë dhe universalitetin në qasjen tonë.
Ne përdorim një thirrje të thjeshtë për aksion duke ndarë një prej simboleve më të njohura universale – buzëqeshjen J. Për vullnetarët, kjo do të thotë një punë e kryer mirë. Për ndokënd të prekur nga fatkeqësia ose kriza, kjo mund të ketë domethënien se ekziston dikush që është i gatshëm për të ndihmuar. Dëshirojmë për të përdorur fuqinë e këtij simboli për të festuar përkushtimin dhe ndikimin e Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe, të vullnetarëve dhe punonjësve. Qëllimi ynë është të theksojmë si Lëvizja i zgjidh sfidat humanitare përmes qasjeve origjinale, inovative dhe të pazakonta.
Ngjarja qendrore do të mbahet më 8 maj 2018 (e martë) në Sheshin e qytetit të Shkupit duke filluar në ora 11:00. Ju mirëpresim.