6 Maj, 2015

8 Maji Dita botërore e Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe

Poster_8_maj

Jemi në prag të shënimit të 8 majit, Dita botërore e Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe dhe Java e Kryqit të kuq të RM-së prej 8 – 15 maj.

8 maji paraqet mundësi të jashtëzakonshme që të jepet mirënjohje për punën e jashtëzakonshme humanitare të cilën e kryejnë për çdo ditë miliona profesionistë dhe vullnetarë të përkushtuar në të gjithë botën. Kjo ditë paraqet mundësi që Lëvizja jonë të flasë me zë të përbashkët global dhe t’i theksojë vlerat dhe meritat e atyre të cilët kanë më së shumti merita për ekzistimin tonë – VULLNETARËT.

Në vitin 2015 shënohen 50 vjet nga miratimi i parimeve themelore të Lëvizjes së Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe. Me këtë rast kyçemi në fushatën globale të udhëhequr nga Federata ndërkombëtare e Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe nën moton “Parimet tona në aksion”.

Në kuadër të shënimit do të ndahet shenjë jubilare me rastin e 70 vjetorit nga formimi i Kryqit të kuq në RM-së për vullnetarët shumëvjeçar të cilët kanë dhënë kontribute të posaçme në zhvillimin e Kryqit të kuq të RM-së, si dhe promovimi i pullave postale, me çka në mënyrë plotësuese do të promovohet kontributi i përbashkët për shoqëri më humane.

Ngjarja do të mbahet më 8 Maj (e premte) me fillim prej ora 10:30 në hapësirat e Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë.

< kthehu mbrapa