Ndihmë në pajisje për shkollat në rajonin e përmbytur
Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë me rastin e ndodhjes së përmbytjeve që goditën rajonin e Shkupit dhe Tetovës më 6 gusht 2016, ka zbatuar shumë aktivitete humanitare për mbështetjen e popullatës së goditur dhe rimëkëmbjen e shpejtë të komunitetit. Përveç intervenimeve në dhënien e ndihmës së parë, duke inkurajuar popullsinë dhe organizatat partnere janë kryer një numër i madh aksionesh të pastrimit, donacione mjetesh monetare, donacione të ushqimit, produkte higjienike, veshje, edukime të popullsisë për t’u përballur me katastrofat, aktivitete për forcimin e kapaciteteve të komunitetit etj.
Me mbështetjen e Kryqit të kuq të Gjermanisë është siguruar ndihma në pajisje kompjuter laptop, projektor LCD dhe ekran i projektimit për 6 shkolla fillore në rajonin e përmbytur.
Donacioni do të jepet më 20.03.2017 (e hënë) në orën 11:00 në Panairin e Shkupit – Salla e Biznesit, në praninë e përfaqësuesve të Ambasadës së Gjermanisë dhe Ambasadës së Austrisë, të cilët janë partnerët tanë afatgjatë në sigurimin e mbështetjes për grupet e rrezikuara të popullsisë.