Aksion i përbashkët humanitar me Stopanska Banka SHA Shkup
Në pritje të fetsave të Vitit të Rim Stopanska Banka SHQ – Shkup në bashkëpunim meKryqin e kuq të Republikës së Maqedonisë, në ditën e formimit të Bankës, 29 dhjetor, dhuroi pako me ushqim dhe mjete për higjienë për 250 familje të rrezikuara sociale në 7 komuna në Maqedoni dhe atë: Shkup, Manastir, Strumicë, Vallandovë, Koçan, Gjevgjeli, Strugë. Me këtë donacion, Banka në vitin kur shënon 70 vjetorin nga ekzistimi i saj, e vazhdon strategjinë e vet që të jetë vazhdmësi lidhur me bashkësinë në të cilën punon, duke vërtetuar rolin e saj shoqëror përgjegjës. Donacioni përbëhet nga prodhime më të patjetërsueshme të nevojshme për ekzistencën e një familjeje, të zgjedhura në koordinim me Kryqin e kuq të Maqedonisë, e që do të jenë të shpërndara nëpërmjet Kryqit të kuq të qytetit të Shkupit dhe organizatave komunale të Kryqit të kuq në bashkëpunim me të punësuarit në filialat e bankës në komunat e Maqedonisë, me qëllim që t’u jepet ndihmë familjeve më të varfëra të cilat jetojnë në kushte të vështira. Stopanska Banka SHA Shkup si institucion financiar me përgjegjësi të inkorporuar korporative shoqërore në punën e vet, vazhdimisht kontribuon në bashkësinë lokale, duke kontribuar në krijimin e shpirtit të solidaritetit, shoqërisë dhe bashkëjetesës. Si bankë me traditë më të gjatë në tregun e Maqedonisë, e cila qëndron pas projekteve infrastrukturore dhe industriale, dhe e cila është në bashkëpunim të ngushtë me çdo familje në Maqedoni, Stopanska Banka SHA Shkup edhe më tej do të vazhdojëtë jetë e lidhur ngushtë me bashkësinë në të cilën punën, duke afirmuar moton e saj “në anën tuaj” jo vetëm në mënyrë formale, por edhe në mënyrë esenciale.