25 Mars, 2015

Aksion i përbashkët i Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë dhe PERFEX

flaer_perfex615

Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë në bashkëpunim me Perfex organizuan iniciativë të përbashkët për sigurimin e përkrahjes së aktiviteteve humanitare të Kryqit të kuq. Për këtë qëllim, kompania caktoi dy prodhime:

Fshirës Perfex Jumbo dhe letër toaleti Perfex Premium koton 1/8+2, të cilat janë të shënuara në letër ngjitëse dhe është theksuar se me blerjen e prodhimit dhurohet 1 denarë për aktivitete humanitare të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë.

Ky aksion organizohet prej 1 prill deri më 30 qershor të vitit 2015 ku kompania do të bëjë shitjen e prodhimeve dhe pasi të mbarojë mjetet e siguruara do të dhurohen në Kryqin e kuq të RM-së për implementimin e aktiviteteve humanitare.

PERFEX si kompani shoqërore me përgjegjësi, me përkrahjen e aktiviteteve humanitare të Kryqit të kuq, i vërteton orvatjet e tyre për zhvillimin dhe mirëqenien e njerëzve në bashkësi.

< kthehu mbrapa