26 Maj, 2017

Aktivitet i përbashkët ushtrimor për shpëtimtarët e jetëve të ARM-së dhe Kryqit të kuq të RM-së

Më 26 maj të vitit 2017 në Stadiumin Ushtarak në Parkun e Qytetit në Shkup, Armata e Republikës së Maqedonisë në kuadër të shënimit të 25-vjetorit të ekzistimit dhe bashkëpunimit shumëvjeçar të shkëlqyer me Kryqin e kuq të Republikës së Maqedonisë, realizoi një aktivitet të përbashkët ushtrimor për shpëtimtarët e jetëve të ARM-së dhe Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë.

            Qëllimi i ushtrimit ishte që të tregohet gatishmëria e përbashkët, si dhe reagimi i shpejtë, në kohë të duhur dhe adekuat në katastrofa të ndryshme dhe në gjendje të krizës, sidomos në ofrimin e kujdesit për një numër të madh të personave të lënduar.

            Në këtë solemnitet morën pjesë dhe fjalën e tyre e patën përfaqësues të lartë të ARM-së dhe sekretari i përgjithshëm i Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë, z. Sait Saiti. Saiti theksoi se Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë dhe ARM-ja kultivojnë vlera të përbashkëta në drejtim të ballafaqimit të përbashkët me krizat, ku Kryqi i kuq gjithmonë i vë në funksion dhe i ofron kapacitetet e veta për shpëtimin e jetëve të njerëzve.

< kthehu mbrapa