26 Shkurt, 2015

AKTIVITETE PËR REALIZIMIN E MJETEVE TË DHURUARA PËR POPULLATËN E MJERUAR NGA RAJONET E PËRMBYTURA NË MAQEDONI

press26022015

Më 26.02.2015 në ora 10:30 në hapësirat e Ministrisë përpunë dhe politikë sociale të Republikës së Maqedonisë u mbajt konferencë për shtyp ku opinioni u informua për dhurimin e siguruar për të ndihmuar popullatën e mjeruar nga rajonet e përmbytura dhe aktivitetet të cilat do të ndërmeren për realizimin e mjeteve të dhuruara.

Sekretari gjeneral i Kryqi të kuq të Republikës së Maqedonisë Sait Saiti, ministri i punës dhe politikës sociale Dime Spasov, ministri për transport dhe lidhje Mile Janakieski shprehën falënderim të madh për të gjithë qytetarët, kompanitë, institucionet dhe subjektet tjera juridike të cilat u kyçn dhe ndihmuan në aksionin humanitar për të ndihmuar popullatën e mjeruar nga përmbytjet në Maqedoni.

Ministri për transport dhe lidhje, Mile Janakieski deklaroi se janë bërë hapa për sanimin e dëmeve dhe ndarjen e mjeteve të grumbulluara nga donacionet. Në aksionin humanitar janë grumbulluar gjithsej 12.889.237 denarë. Janë evidentuar gjithsej 260 familje që pësuan nga vërshimet në 12 komuna.

Minstri i punës dhe politikës sociale, Dime Spasov informoi për aktivitetet e ndërmara për vlerësimin e dëmeve tek familjet e pësuara të cilat i bënin ekipet e Qendrave për punë sociale, Kryqi i kuq i RM-së dhe Komunat. Nga shqyrtimi kontrollues është konstatuar se nevojiten 10.000.000 denarë për sanimin dhe kënaqjen e nevojave për popullatën e mjeruar. Kompensimi për dëmet dhe ndarja e mjeteve të grumbulluara është ndarë në 10 grupe varësisht nga nevojat e qytetarëve dhe madhësia e dëmit, me çka grupi më i ulët është 14.000 denarë, ndërsa më i larti 110.000 denarë.

Sekretari gjeneral i KKRM-së, Sait Saiti dha shqyrtim në ndihmën humanitare të shpërndarë nga ana e KKRM-së nëpër komuna për popullatën nga rajonet e përmbytura në Maqedoni, dhe atë: 382 ton ujë për pije, 1.026 pako me artikuj ushqimor, 1.047 pako me mjete për higjienë, 2.582 batanije, 425 palë çizme, 100 shtretër dhe 780 litra dizental.

Aksioni humanitar për grumbullimin e mjeteve nëpërmjet linjave telefonike mbaroi më 25.02.2015, por Sekretari gjeneral Sait Saiti theksoi se KKRM-së mbetet i hapur dhe do të vazhdojë me aktivitetet humanitare. Në këtë drejtim, të gjitha iniciativat të cilat do të vijnë nga qytetarët, kompanitë dhe bashkëqytetarët tanë jashtë vendit tonë do të pranohen dhe llogaria për solidaritet edhe më tutje do të jetë aktive, ndërsa pjesa tjetër e mjeteve të grumbulluara do të dedikohen për sanimin e dëmeve në fazat e më vonshme pas vlerësimeve të bëra plotësuese. Kryqi i kuq i RM-së së bashku me ministritë deri nesër do të fillojë procedurë për shpërndarjen e mjeteve tek popullata e pësuar.

< kthehu mbrapa