24 Prill, 2015

Aktivitete për siguri më të madhe të pensionistëve në komunikacion

KRSK në bashkëpunim me Kryqin e kuq dhe MPB në kuadër të fushatës për siguri më të madhe të grupeve të mjeruara në komunikacion, realizoi ngjarje promovuese – edukative që kishte për qëllim ta ngritë vetëdijen tek pensionistët për pjesëmarrjen e tyre në komunikacion.

Në mënyrë simbolike ngjarja u organizua në rrugën tek Tregu i gjelbër që paraqet pikën ku pensionistët shpesh në mënyrë jo të drejtë kalojnë rrugën.

Në klubin e pensionistëve në Taftaligje, u mbajt edhe takimi edukativ i pensionistëve nga Komuna Karposh me Këshillin republikan për siguri në komunikacion, MPB, Kryqin e kuq të RM-së dhe kryetari i komunës Karposh në kuadër të fushatës për siguri më të madhe të grupeve të mjeruara, pensionistët.

Qëllimi i takimit të sotëm njohja e një pjese e këshillave praktike se si pensionistët të jenë kalimtarë më të ndërgjegjshëm dhe ngritja e vetëdijes tek qytetarët për siguri më të madhe. Të njëjtit patën mundësi të njihen edhe me aplikacionin për ndihmë të parë për telefona celularë që u përgatit me qëllim t’iu ndihmohet qytetarëve në dhënien e ndihmës së parë, si dhe të kyçen në mënyrë aktive me këshillat dhe propozimet e tyre.

DSCN0920

< kthehu mbrapa