28 Prill, 2015

Apel për të ndihmuar popullatën e mjeruar të goditur nga tërmeti katastrofal në Nepal

apel_alb

Tërmeti i fuqishëm katastrofal prej 7,9 shkallëve sipas Rihterit që më 25 prill të vitit 2015 e goditi Nepalin shkaktoi dëme të mëdha materiale dhe humbjen e jetës së shumë njerëzve. Sipas të dhënave të Federatës ndërkombëtare të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe në Nepal humbën jetën mbi 2500 persona, prej të cilëve mbi 634 persona në kryeqytetin Katmandu. Numri i viktimave rritet dhe pritet që i njëjti të rritet edhe më shumë. Më shumë se 5000 shtëpi janë të shkatërruara, janë bërë dëme të mëdha në infrastrukturë.

Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë kyçet në Apelin preliminar të shpallur nga ana e Federatës ndërkombëtare të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe për të ndihmuar popullatën e pësuar nga tërmeti katastrofal në Nepal në lartësi prej 33.480.000 FCH. Me këtë ndihmë Shoqata nacionale e Nepalit do të ndihmohet që të sigurojë ndihmë dhe përkrahje për 75000 persona (15.000 familje). Ndihma është e drejtuar kah nevoja intervenuese për kujdes shëndetësor dhe social, nevojë për strehim, lidhjen e familjeve të ndara, përgatitshmëri institucionale të shoqatës nacionale dhe bashkësitë dhe ulje të rreziqeve. Federata ndërkombëtare e Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe fillimisht intervenoi me ndihmë me lartësi prej 500.000 FCH.

Subjektet juridike dhe personat e interesuar mund të kyçen me sigurimin e ndihmës financiare në:

  • Llogaria e Fondit të solidaritetit të Kryqit të kuq të RM-së: 300000001327966, numri tatimor: 4030984271620 SHA Banka komerciale me shënim: ndihmë për popullatën e pësuar në Nepal,
  • Si dhe të donohen 100 denarë me thirrje në numrat e telefonit
    070/075/077 143 400

Mjetet mund të donohen deri më 15 maj të vitit 2015 dhe të njëjtat do të transferohen në Federatën ndërkombëtare, për popullatën e pësuar në Nepal.

< kthehu mbrapa