11 Shtator, 2014

BASHKËPUNIM BILATERAL ME KRYQIN E KUQ TË SLLOVENISË

[responsive]Untitled-1[/responsive]

Në periudhën prej 03-07 shtator të vitit 2014 delegacioni i shërbimit professional të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë realizoi vizitë në Kryqin e Kuq të Sllovenisë. Gjatë qëndrimit u vizitua qendra e Kryqit të Kuq të Sllovenisë, organizatat komunale të Kryqit të Kuq në Novo Mesto dhe Kryqi i Kuq Kopar dhe Qendra e rekreacionit dhe shërimit në Debeli Rtiç, Ankaran. Gjatë vizitës u realizuan më shumë takime me sekretarin gjeneral z. Danijell Starman dhe shërbimin profesional të Kryqit të Kuq të Sllovenisë ku u bisedua për përparimin e bashkëpunimit bilateral të në nivel nacional dhe lokal në veprimtaritë e ndryshme programore të Kryqit të Kuq dhe implementimi i projekteve partnerore nëpërmjet fondeve të BE-së.

Takimet u përdorën edhe për prezantimin e punës sl dy shoqatave nacioale si dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet veti. Theks i posaçëm në bisedimet u dha rreth këmbimit të përvojave rreth mënyrës së financimit të dy organizatave si dhe për aktivitetet në pjesën e formimit, ndihmës së parë, dhurimit të gjakut, katastrofave, aktiviteteve shëndetësore – preventive organizim dhe zhvillim dhe aktivitete sociale – humanitare.

< kthehu mbrapa