28 Janar, 2016

Bashkëpunim partneror me Bankën Komerciale SHA Shkup

Banka Komerciale SHA Shkup dhe Master Card, vitin e kaluar në periudhën prej 21.11. der më 31.12.2015 realizuan fushatë dhe lojë shpërblyese “Blej, dhuro me zemër dhe shpërblime të vlefshme fito”, organizuar me rastin e shënimit të 20 vjetorit të bashkëpunimit të suksesshëm mes Bankës Komerciale SHA Shkup dhe Master Card.

Me fushatën që kishte edhe karakter humanitar, u siguruan mjete në shumë prej 640.961 denarë, shumë me të cilën Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë dhe Banka Komerciale SHA Shkup, në vitin 2016 së bashku do ta realizojnë Projektin “Dhuroni organ – dhuroni jetë”.

Me këtë rast më 27 janar të vitit 2016 u mbajt takimi zyrtar ku nga ana e zonjës Maja Stevkova Shterieva – drejtor gjeneral financiar i Bankës Komerciale SHA Shkup u dha një çek në shumë të siguruar me fushatën, sekretarit gjeneral të Kryqit të kuq të RM-së z. Sait Saiti.

Sekretari gjeneral në takim shprehi falënderim të madh për donacionin e dhuruar, i cili mes tjerash theksoi se me këtë donacion, për Bankën Komerciale është vetëm edhe një vërtetim si kompani shoqërore përgjegjëse, që jep kontribut sjoqëror në përmirësimin e kualitetit të jetës së popullatës në bashkësi.

Këtë vit Banka Komerciale për herën e gjashtë siguroi përkrahje për implementimin e përbashkët të projektit “Përmirësimi i socializimit të fëmijëve dhe të rinjve me nevoja të posaçme”, që implementohet nëpërmjet Kryqit të kuq të qytetit të Shkupit dhe organizatave komunale të Kryqit të kuq Kavadar, Gostivar, Kërçovë, Veles, Dellçevë, Dibër dhe Prilep.

< kthehu mbrapa