Bashkëpunimi ndërmjet Kryqit të kuq të RM-së dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim
Sot, më 15.02.2018, Sekretari i përgjithshëm i Kryqit të kuq të RM-së, z. Sait Saiti, realizoi një takim me Drejtorin e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, z. Adnan Xhaferoski në lokalet e Kryqit të kuq të RM-së.
Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin e deritashëm të suksesshëm të Kryqit të kuq të RM-së dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, si dhe për mundësitë dhe aktivitetet që duhet të ndërmerren për një bashkëpunim të ardhshëm edhe më të suksesshëm ndërmjet dy institucioneve. Në fakt, Sekretari i përgjithshëm i Kryqit të kuq të RM-së, z. Sait Saiti theksoi nevojën për një koordinim të suksesshëm me Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, si dhe mbështetjen e tyre të plotë në rast të katastrofave dhe fatkeqësive elementare, me qëllim të zbutjes dhe uljes së vuajtjeve të njerëzve që janë prekur në këto katastrofa dhe fatkeqësi duke ndihmuar në atë pjesë për të cilin Kryqi i kuq i RM-së është i gatshëm për të ndihmuar.
Në takimin u konstatua se duhet të formohen grupe të punës nga të dyja institucionet të cilat së bashku do të bashkëpunojnë dhe veprojnë dhe në këtë mënyrë do të trasojnë rrugën për një bashkëpunim të ardhshëm të suksesshëm ndërmjet Kryqit të kuq të RM-së dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.