Bashkëpunimi i partneriteti ndërmjet Kryqit të kuq të RM-së dhe MAKPROGRES-it
Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë në bashkëpunim me Entin për Veprimtari Sociale shumë vjet në vazhdimësi bën implementimin e iniciativave të përbashkëta për përmirësimin e shoqërizimit të fëmijëve dhe të rinjve me nevoja të veçanta.
Duke filluar nga muaji qershor deri në muajin dhjetor të vitit 2017, MAKPROGRES nga Vinica do të jetë partner i Kryqit të kuq të RM-së për të mbështetur implementimin e aktiviteteve të projektit të dedikuara për mbështetjen e fëmijëve dhe të rinjve me nevoja të veçanta.
Sot, 06.06.2017 në lokalet e MAKPROGRES-it nga z. Gligor Cvetanov, drejtor ekzekutiv i Makprogresit dhe z. Sait Saiti, sekretar i përgjithshëm i Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë, u nënshkrua Marrëveshja e donacioneve për mbështetjen e aktiviteteve që do të realizohen përmes Organaizatave komunale të Kryqit të kuq të Vinicës, Kumanovës, Shtipit dhe Strumicës në bashkëpunim me qendrat ditore për fëmijët me nevoja të veçanta në këto komuna.
Në kuadër të këtij projekti më 8 qershor të vitit 2017 në Kryqin e kuq të RM-së do të organizohet një punëtori informative duke pasur për qëllim dhënien e udhëzimeve për implementimin e përbashkët të aktiviteteve, dhe më 16 qershor të vitit 2017 në Vinicë do të mbahet një punëtori edukative për vullnetarët e Kryqit të kuq të cilët do të realizojnë aktivitete së bashku me fëmijët në qendrat ditore. Sipas udhëzimeve, do të përgatiten planet lokale të aksionit. Aktivitetet e ardhshme dhe shumë aktivitete të tjera do të jenë pjesë e zbatimit të iniciativave të përbashkëta: punëtori kreative, organizimi i aktiviteteve rekreative, edukimi i fëmijëve dhe i prindërve të fëmijëve, si dhe shumë aktivitete të tjera të cilat do të jenë të inicuara nga ekipet në nivel lokal. Në implementimin e aktiviteteve do të jenë përfshirë edhe të punësuarit e kompanisë, si qytetarë të përgjegjshëm socialë, të punësuarit e qendrave ditore dhe prindërit e fëmijëve.
MAKPROGRES-i i Vinicës si kompani me reputacion në vend, e cila në punën e saj e praktikon sjelljen e përgjegjshme shoqërore, si pjesë të pandashme të ekzistencës së kompanisë në fushën e biznesit, duke mbështetur këtë projekt konfirmon vazhdimësinë në përpjekjet për zhvillimin dhe mirëqenien e njerëzve në komunitet.