27 Janar, 2015

Cikli i ri KKA – PVH

cka-phv

 

Në janar 46 përfaqësues të Organizatave komunale u bënë diseminatorë PVH në ciklin për vitin 2015. Të njëjtit janë të zgjedhur nga ana e Organizatave komunale të Kryqit të Kuq, një pjesë e tyre janë nga viti i kaluar, ndërsa një pjesë për herë të parë menaxhojnë një grupë të të rinjve të cilët do të përpunojnë projekte të vogla në teren. Diseminatorët përfituan njoguri të reja për programë duke kyçur qëllimet, misionin dhe ciklin e sivjetëm. Të njëjtit fituan edhe trajnim të cilët më tutje do të trajnojnë 1200 të rinj të cilët do të jenë pjesë e ciklit të sivjetëm për principet e Kryqit të Kuq, ëmblemën, konventat dhe komponentat e Lëvizjes. Pas trajnimit të tyre do të vijojë trajnim nga ana e KKA – PVH instruktorët për mënyrën e përpunimit të projekteve të vogla, ndërsa i treti, trajnimi i fundit, si të dokumentohen projektet do të vijojë nga ana e diseminatorëve. Programi është mjet për rekrutim dhe mbajtje të vullnetarëve në radhët e organizatës, ka për qëllim të promovojë qasje aktive ndaj jetës dhe i përforcon kapacitetet lokale. Këtë vit në programë do të kyçen rinia e bashkimit të të ikurve nga Kosova, nxënës nga shkolla për fëmije me shikim të dëmtuar “Dimitar Vllahov” dhe personat e moshuar, shfrytëzuaesit e Qendrës ditore për persona të moshuar nga Shkupi. Këtë vit programi KKA – PVH ka ndryshime në kornizën kohore, cikli fillon nga muaji janar, trajnimet mbarojnë deri në muajin mars, në muajin prill dhe maj është planifikuar të përpunohen projektet e vogla, ndërsa dy punëtoritë finale do të realizohen në muajin qershor. Këtë vit programi është përkrahur nga ana e Ambasadës Norvegjeze në Serbi, nga ana e KKRM-së dhe nëpërmjet kotizimit të Organizatave komunale të kyçura në programë.

< kthehu mbrapa