16 Shtator, 2013

PUNËTORI NACIONALE – “KUJDES PËR PERSONA TË MOSHUAR NË KUSHTE SHTËPIAKE

SDC18117Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë në kuadër të projektit “Kujdes për persona të moshuar në kushte shtëpiake”, përkrahur nga ana e Kryqit të Kuq të Austrisë dhe Agjencionit austriak për zhvillim, në periudhën prej 10 deri 12 shtator të vitit 2013 në Qendrën për trajnim “Solferino” në Strugë organizoi punëtori nacionale. Qëllimi i punëtorisë ishte të paraqiten rezultatet e aktiviteteve të deritanishme dhe nevoja për zhvillimin dhe përparimin e servileve dhe shërbimeve për personat e moshuar në kushte shtëpiake. U prezantuan rezultatet e evaluimit të aktiviteteve projektuese që filluan të implementohen nga qershori i vitit 2011 nëpërmjet Kryqit të Kuq të qytetit Shkupit dhe organizatave komunale të Kryqit të Kuq Veles dhe Kriva Pallankë. Përfundimet flasin për efektet e arritura deri tani nga shërbimet e ofruara për personat e moshuar të cilat i sigurojnë vullnetarët dhe motrat medicinave, si dhe nevoja për vazhdimin e mëtutjeshëm të aktiviteteve të tilla për përkrahjen dhe kujdesin e personave të moshuar në kushte shtëpiake.

Në punëtori morën pjesë përfaqësues të Kryqit të Kuq të Austrisë, Kroacisë, Kryqit të Kuq, përfaqësues të institucioneve qeveritare, ente sociale dhe shëndetësore, si dhe përfaqësues të ekipeve lokale. Nga ana e pjesëmarrësve u shqyrtuan mundësitë për vazhdimin e aktiviteteve projektuese në periudhën vijuese.

< kthehu mbrapa