U MBAJT KONFERENCA PËR VËZHGIMIN E TË DREJTËS HUMANITARE TË ORGANIZUAR NË MOSTAR
Në kuadër të programit për Vëzhgim të të drejtës humanitare, përfaqësues të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë (KKRM) dhe Byroja për zhvillimin e arsimimit që njëkohësisht është edhe partner për realizimin e këtij programi nga 04 – 08 shtatori të vitit 2013 morën pjesë në mbledhjen regjionale për Vëzhgimin e të drejtës humanitare (Zh D H) të organ izuar nga ana e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK) në Mostar, Bosnje dhe Hercegovinë. Në konferencë morën pjesë koordinatorët – përfaqësues të Ministrive për arsim të rajonit dhe përfaqësues të shoqatave nacionale që implementojnë projektin nëpërmjet programeve nacionale arsimore nga më shumë vende në rajon dhe atë: Maqedoni, Serbi, Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë, Estoni, Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi, Slloveni, Poloni dhe përfaqësues të KNKK Beograd dhe Bosnje dhe Hercegovinë, si dhe përfaqësues të Federatës ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe.
Në konferencën, e cila zgjati tre ditë u diskutua për arritjen dhe implementimin e këtij programi në shoqatat nacionale individuale dhe bashkëpunimi me Ministritë për arsim, u diskutua për nevojën e bashkëpunimeve të përbashkëta mes dy institucioneve, për përparimin e programeve, si dhe për zhvillimin e sistemit të mësimit elektronik dhe trajnim të profesorëve për implementimin e programit. Gjithashtu, u prezantua edhe modeli për Edukimin humanitar nga ana e përfaqësuesve të Federatës ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe i cili gjithnjë e më shumë fillon me implementimin nga ana e shoqatave nacionale. U potencua mundësia dhe nevoja për bashkëpunim të përbashkët në pjesën e aplikimit për përkrahje nga ana e fondeve evropiane, si dhe qëndrueshmëria e programeve dhe zbatimi i sistemit për edukim nëpërmjet institucioneve të shkollave të larta në shtet.