14 Shtator, 2013

Vizita e Kryqit të Kuq TË Rerpublikës së Maqedonisë nga ana e Leon Prop drejtor në BE zyra e Kryqit të Kuq Bruksel

Drejtori i BE zyra e Kryqit të Kuq në Bruksel z. Leon Prop më 02 shtator të vitit 2013 realizoi vizitë në Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë. Në takimin punues të realizuar me sekretarin gjeneral të Kryqit të Kuq Sait Saiti, dhe shërbimin profesional të Kryqit të Kuq të RM-së kishte rastin të njihet me punën dhe aktivitetet e Kryqit të Kuq dhe me mundësitë për përkrahjen dhe bashkëpunimin e mëtutjeshëm.

Në kuadër të takimit zyrtar me drejtorin e BE zyra e Kryqit të Kuq në Bruksel z. Leon Prop, sekretari gjeneral e shprehi kënaqësinë e tij nga përkrahja dhe bashkëpunimi i deritanishëm që do të realizohet në të ardhmen.

z. Leon Prop gjithashtu mbajti prezantim të shkurtë për rolin dhe punën e BE zyra e Kryqit të Kuq në Bruksel para shërbimit profesional të Kryqit të Kuq të RM-së gjatë prezantimit të tij shprehi urime për arritjet e deritanishme të shoqatës nacionale në aktivitetet e shumta të realizuara në të gjitha fushat që kishte mundësi t’i shohë, si dhe i potencoi mundësitë e ardhshme për bashkëpunim të mëtutjeshëm. Gjatë qëndrimit të tij në Maqedoni z. Prop realizoi takim edhe në organizatën komunale të Kryqit të Kuq Kumanovë, si dhe KK të qytetit të Shkupit me çka u njoh për së afërmi me aktivitetet në teren të shoqatës nacionale.

< kthehu mbrapa