19 Shtator, 2013

“NDIHMA E PARË DHE SIGURIA NË RRUGË”

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë më 2- dhe 21 shtator të vitit 2013 në Strugë e organizoi Garën e 22-të shtetërore të ekipeve nga ndihma e parë.

Këtë vit Gara shtetërore nga ndihma e parë do të mbahet nën moton “Ndihma e parë dhe siguria në rrugë”.

Në garën shtetërore nga ndihma e parë do të marrin pjesë 24 ekipe nga organizatat komunale të Kryqit të Kuq që ishin të plasuar në vendin e parë në garat komunale nga ndihma e parë në kategorinë e të rinjve.

Hapja solemne e Garës shtetërore të ekipeve nga ndihma e parë është paraparë më 21 shtator të vitit 2013 (e shtunë) në 09:30 para Shtëpisë së kulturës në Strugë, gara do të zhvillohet nga ora 10:00 – 16:30, ndërsa pjesa e ahengut dhe shpallja e fituesve do të jetë prej orës 16:30 – 17:00 për kurë është paraparë mbyllja e garës.

Ju ftojmë në këtë ngjarje dhe do ta kemi kënaqësinë përderisa e përcillni dhe e informoni opinionin në Republikën e Maqedonisë.

< kthehu mbrapa