Dhënia e mirënjohjeve me rastin e bashkëpunimit të ngushtë në fushën e humanizmit
Më 23.02.2017, Sekretari i përgjithshëm i Kryqit të kuq të Maqedonisë, z. Sait Saiti vizitoi garnizonin e Shtipit, ku u organizua një pritje solemne në kazermën “Jane Sandanski” nga komandant nënkoloneli, Goran Petrushevski. Në pritjen solemne ishin të pranishëm edhe Kryetari i Organizatës komunale të Kryqit të kuq Shtip, Prof. Dr. Kiril Cackov dhe sekretari i Organizatës komunale të Kryqit të kuq Shtip, Nikolla Kamçev. Sekretari i përgjithshëm i Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë, z. Sait Saiti i dha mirënjohje komandat kolonelit Goran Petrushevski me rastin e bashkëpunimit të ngushtë në fushën e humanizmit, bashkëpunimit dhe angazhimit gjatë katastrofave natyrore mes Kryqit të kuq Shtip dhe Armatës së RM-së, gjegjësisht garnizonit të Shtipit.
Sekretari i përgjithshëm i Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë, z. Sait Saiti pastaj u nis drejt komunës Karbinci, ku u prit ngrohtësisht nga Kryetari i Komunës së Karbincit, z. Zoran Minov, të cilit z. Sait Saiti gjithashtu i dha mirënjohje me rastin e bashkëpunimit të ngushtë në fushën e humanizmit, bashkëpunimit dhe angazhimit të ndërsjellë gjatë katastrofave natyrore në mes të Organizatës komunale të Kryqit të kuq dhe Komunës së Karbincit, Shtip.