22 Gusht, 2021

Dita botërore e humanizmit

Çdo vit, Dita Botërore e Humanizmit përqendrohet në një temë të veçantë, duke bashkuar partnerë nga i gjithë sistemi humanitar për të punuar për mbijetesën, mirëqenien dhe dinjitetin e njerëzve të prekur nga krizat dhe për mbrojtjen dhe sigurinë e punonjësve humanitar.

Këtë vit Lëvizja e Kryqit të Kuq shënon ditën nën moton “Ju faleminderit humanitarë!”, duke përkushtuar kujdes dhe falënderim për të gjithë punonjësit humanitarë në organizatën tonë.

A.Z. (Siri) dhe S.M. (Republika Demokratike e Kongos) – persona nën mbrojtje plotësuese në RMV

“Për shkak të kushteve të këqija në vendin tim, unë dhe burri im u larguam nga Siria dhe u drejtuam për në Greqi, ku lindi vajza jonë, dhe pastaj erdhëm në R.M. së Veriut. Fatkeqësisht, udhëtimi nuk ishte i lehtë. “Për shkak të dëmtimit, vajza ime dhe unë qëndruam këtu, ndërsa burri im vazhdoi udhëtimin.” thotë A.Z.

“Edhe unë gjithashtu erdha në R.M. së Veriut me familjen time gjatë krizës së refugjatëve. Unë qëndrova këtu me dy fëmijët e mi, ndërsa burri im vazhdoi udhëtimin “- ndau S.M.

“Në RMV, rrugët tona të jetës u bashkuan me AZ,” thotë S.M. “Në Shkup jetojmë në paqe së bashku, si një familje. Ne ndihmoemi mes veti dhe mbështetemi mes veti pa rezerva në të gjitha situatat. Mbështetja që marrim vazhdimisht nga Kryqi i Kuq na ka ndihmuar të përballojmë shumë sfida të jetës. Ata gjithmonë na jepnin një ndjenjë shprese se gjithçka do të ishte mirë. Në pandeminë Covid-19, njerëzit nga KK na dhanë vazhdimisht mbështetje dhe këshilla psiko-sociale se si të merremi me frikën dhe shqetësimin. Me mbështetjen e Kryqit të Kuq, mora një punë vullnetare në dyqanin e tyre të veshjeve të dorës së dytë Butoni, ndërsa A. në qendrën e KK për Personat me Aftësi të Kufizuara Pranvera.

Shkupi është shtëpia jonë, ku rriten fëmijët tanë.

Ju faleminderit /Botondi mingi / شکران

Daut T. (Përdorues i shërbimeve të pikës për persona pa strehë në Kryqin e Kuq)

Jeta mund të jetë e paparashikueshme. Nga lart, të çon në fund dhe është e vështirë të dalësh prej andej. Unë kisha gjithçka, por gjithashtu humba gjithçka. Unë mbeta në rrugë, pa shtëpinë time dhe pa çati mbi kokë. U bëra i pastrehë.

Një takim i rastësishëm me një mikun tim i cili gjithashtu jeton nëpër rrugët e Shkupit më nxiti ta vizitoj pikën për persona të pastrehë të Kryqit të Kuq. E vizitoj tani më 7 vjet dhe aty rregullisht mbaj higjienë personale, më japin rroba, mbathje, batanije, ushqim. Më kontrollon mjeku dhe nëse ka nevojë më jep terapi. Kryqi i Kuq më ndihmon edhe me drunj për nxemje, ndërsa vullnetarët e rinj më ndihmuan të rinovoj dhe të strehoem në garazhë të vogël ku edhe tani qëndroj. Falë përkrahjes nga ana e Kryqit të Kuq, unë përveç si përdorues, jam i angazhuar edhe si berber në Pikë. Rregullisht i qeth dhe i rruaj të pastrehurit e tjerë të cilët vijnë dhe i këshilloj të kujdesen për higjienën edhe pse janë në rrugë.

Falemnderit

Emri im është Bllagica, kam 71 vjet dhe 6 vite jam përdorues aktiv në Qendrën ditore për persona të moshuar pranë Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit. Rastësisht, nëpërmjet mediave, dëgjova për Qendrën ditore dhe përnjëherë shpreha dëshirë ta vizitoj. Kur erdha në këto hapësira, më pritën të rinjë dhe persona të shkëlqyeshëm me energji pozitive, të këndshëm dhe me respekt. Më sqaruan për të gjitha aktivitetet të cilat realizohen në Qendër, por përshtypje më të madhe më lanë ushtrimet Çikong. Nuk e besoja se edhe personat të moshës së shtyer mund të ushtrojnë dhe të kenë pleqëri aktive edhe pas 65 vjetëve. Përskaj trajnimit, vizitoj dhe punëtorinë për thurrje, kursin për gjuhë angleze, ka marrë pjesë edhe në shumë ligjerata edukative, kyçem edhe si vullnetar në shumë aktivitete humanitare. Gjithmonë do t’i jemë falënderuese Kryqit të Kuq ku pas pensionimit jam aktive. E plotësuar dhe me entuziazëm të madh e jetoj jetën në pleqëri.

Falemnderit humanitarë / Thank you humanitarians

< kthehu mbrapa