Dita kombëtare e shërbimit të SHBA-ve dhe përkujtimi i viktimave të 11 shtatorit
Sot, më 11 shtator të vitit 2018, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, ka shënuar Ditën kombëtare të shërbimit të SHBA-ve dhe përkujtimit të viktimave të 11 shtatorit përmes akcionit për dhurim të gjakut në bashkëpunim me Kryqin e kuq të Republikës së Maqedonisë dhe Institutit për mjeksi transfuzione ku ka marrë pjesë edhe Sekretari gjeneral i Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë, z. Sait Saiti, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Xhes Bejli, përfaqësuese e Institutit për mjekësi transfuzione zonja Milenka Blagoevska, deputetë, ministra, profesorë dhe volonterë të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë.
Akcioni i sotëm për dhurimin e gjakut, veç më është një shenjë e dukshme e bashkëpunimit tonë, themelet e të cilës gjenden në principet e humanitetit dhe solidaritetit të cilat për të dy shtetet paraqesin pjesë të vetëdijes individuale dhe kolektive.
Shumë herë në të kaluarën e popullit amerikan dhe popujve tanë jemi ballafaquar me sfida të cilat kanë kërkuar aktivizëm pa dallim në baza religjioze, etnike dhe gjinore dhe pikërisht kjo na ka bërë me të bashkuar dhe na ka ngritur mbi vuajtjet njerëzore përmes zbutjes së tyre.
Jubileu 10 vjeçar ka shënuar ndërtimin e miqësive, kujdesit ndaj të tjerëve, humanitetin në vepër. Përgjatë viteve, kemi mësuar më shumë për njëri tjetrin, i kemi pranuar diferencat tona, kemi dhënë kontribut ndaj komunitetit, kemi ndërtuar temele të forta të cilat ndër vite i kemi përforëcuar, theksoi sekretari gjeneral i Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë z. Sait Saiti dhe me këtë rast ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Xhes Bejli i’u dha një mirënjohje.