Dita Ndërkombëtare e Të Moshuarve
Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut edhe këtë vit është përfshirë në shënimin e 1 Tetorit – Ditës Ndërkombëtare të Të Moshuarve.
Kjo ditë është caktuar nga ana e Kuvendit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara më 14 dhjetor të vitit 1990. Të dhënat zyrtare flasin se pothuajse 700 milionë njerëz janë të moshës mbi 60 vjeç. Deri në vitin 2050, 2 miliardë njerëz, mbi 20 % të popullsisë botërore, do të jenë të moshës 60 vjeç ose më të vjetër. Duke pasur parasysh këtë, qartë është e nevojshme një vëmendje e rritur për nevojat e veçanta dhe sfidat me të cilat përballen shumë të moshuar. Megjithatë, po aq i rëndësishëm është edhe kontributi thelbësor që shumica e burrave dhe grave të moshuara mund ta japin për funksionimin e shoqërisë, nëse krijohen garanci të duhura. Autorizimi i të moshuarve në të gjitha dimensionet e zhvillimit, duke përfshirë gjithashtu promovimin e pjesëmarrjes së tyre aktive në jetën sociale, ekonomike dhe politike, është një nga mënyrat për të siguruar përfshirjen e tyre dhe për të ulur pabarazitë.
Tema e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Të Moshuarve këtë vit nga Kombet e Bashkuara është fokusuar në gjetjen e rrugëve të përballimit të pabarazive ekzistuese në pleqëri dhe parandalimin e tyre në të ardhmen. Një nga qëllimet e Agjendës 2030 dhe objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm, është sigurimi i mundësisë së barabartë dhe zvogëlimi i pabarazive në rezultatet, duke përfshirë dhe marrjen e masave për eliminimin e diskriminimit dhe fuqizimin dhe promovimin e përfshirjes sociale, ekonomike dhe politike për të gjithë, pa dallim moshe, gjinie, aftësie të kufizuar, race, përkatësie etnike, origjine, religjioni apo statusi ekonomik ose ndonjë statusi tjetër. Shpeshherë, dallimet në pleqëri reflektohen në pakënaqësinë e akumuluar që karakterizohet nga faktorë të tillë si: lokacioni, gjinia, statusi socio-ekonomik, shëndeti dhe të ardhurat. Sipas parashikimeve, deri në vitin 2030 numri i njerëzve të moshës 60 vjeç pritet të rritet akoma më shumë, nga 901 milionë në 1,4 miliardë. Në këtë drejtim, tendencat e plakjes dhe pabarazia ekonomike komunikojnë brez pas brezi, dhe plakja e shpejtë e popullsisë, ndryshimet demografike dhe shoqërore ose strukturore munden vetëm të përkeqësojnë pabarazitë në moshë të vjetër, duke kufizuar në këtë mënyrë rritjen ekonomike dhe kohezionin social.
Tema e vitit 2019 synon:
- Të tërhiqet vëmendja për ekzistimin e pabarazive në pleqëri dhe të theksohet rreziku ndër breza i rritjes së pabarazive në pleqëri:
- Të rritet ndërgjegjja publike për përballimin e pabarazive ekzistuese në pleqëri dhe parandalimin e tyre në të ardhmen;
- Të hulumtohen ndryshimet shoqërore dhe strukturore në aspekt të politikave të të mësuarit gjatë gjithë jetës, politikave proaktive dhe të adaptueshme të punës, sigurimit të kujdesit shoqëror dhe shëndetësor.
Këto qëllime globale janë pjesë e politikave të vendit tonë, të harmonizuara me Planin e Veprimit Ndërkombëtar të Plakjes së Madridit. Kryqi i Kuq i RMV-së si anëtar i Trupit Koordinues Nacional të Monitorimit dhe Implementimit të Strategjisë së Të Moshuarve, përfshihet dhe jep kontribut në mënyrë aktive në përpjekjet e përgjithshme të ndërmarra nga institucionet kompetente në realizimin e të drejtave të kujdesit dhe mbrojtjes së domosdoshme të të moshuarve në vend.
Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Të Moshuarve, Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit dhe organizatat komunale të Kryqit të Kuq do të organizojnë aktivitete në lidhje me temën e sivjetme – duke theksuar barazinë në pleqëri në të gjitha sferat e veprimit shoqëror. Punëtoritë edukative për të drejtat e të moshuarve, punëtoritë informative për çështjet me interes për të moshuarit, punëtoritë kreative të përfshirjes aktive të qytetarëve të moshuar, janë vetëm një pjesë e aktiviteteve që do të zhvillohen me rastin e kësaj dite.