9 Gusht, 2021

Donacion nga Birraria Shkup SHA

Temperaturat jashtëzakonisht të larta, të cilat kanë prekur vendin tonë për një kohë të gjatë, për fat të keq kanë rezultuar me zjarre të mëdhenj në shumë vende të vendit. Në mënyrë që të sigurojë mbështetje për ekipet që shuajnë zjarret dhe popullatën në zonat e djegura, Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut u përfshi menjëherë me të gjitha kapacitetet e tij në dispozicion në aktivitetet e asistencës dhe mbështetjes.

Birraria Shkup / Pivara Skopje, si një partner afatgjatë i Kryqit të Kuq të RMV, dhuroi 13 tonë ujë dhe lëngje të nevojshme për hidratimin e ekipeve të zjarrfikësve dhe popullatës së prekur, si pjesë e mbështetjes humanitare që Kryqi i Kuq ofron në terren në zonat e djegura.

 

< kthehu mbrapa