14 Maj, 2020

Donacion nga Gjysmëhëna e Kuqe e Turqisë

Gjatë ditës së sotme, në koordinim dhe përkrahje të Gjysmëhënës së Kuqe të Turqisë arriti donacion me pajisje për mbrojtje dedikuar për Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Pajisjet janë të dedikuara për nevojat e ekipeve të Kryqit të Kuq të RMV-së si dhe për institucionet tjera dhe nëpunësit shëndetësor të kyçur në ballafaqimin me pasojat e epidemisë të COVID-19 e njëkohësisht edhe për qytetarët.

Ndihma humanitare (pajisje për mbrojtje) përbëhet nga:

  1. Maska për mbrojtje për një përdorim – 52 800 copë
  2. Maska për mbrojtje FFP2 – 1 800 copë
  3. Dorëza për mbrojtje – 10 000 palë
  4. Uniforma për mbrojtje (skafanderë) – 2 000 palë
  5. Syza për mbrojtje – 2000 palë

Ambasadori i Turqisë në Shkup Hasan Mehmet Sekizqok ia dorëzoi ndihmën medicinale të dërguar nga ana e Gjysmëhënës së Kuqe të Turqisë sekretarit gjeneral të Kryqit t Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut d-r Sait Saiti.

< kthehu mbrapa