23 Nëntor, 2023

Edukim moshatar për të rinjë për dhurim vullnetar të gjakut

Në kuadër të Programit për organizimin dhe avancimit të dhurimit të gjakut në RMV, në periudhën 17-19 nëntor 2023, në Strugë në hotelin “Solferino” u mbajt punëtoria e dytë për edukimin e bashkëmoshatarëve për të rinjtë për dhurimin vullnetar të gjakut.

Në punëtori morën pjesë 21 pjesëmarrës nga organizatat komunale të Kryqit të Kuq Gazi Babë, Karposh, Kisella Voda, Qendër, Çair, Prilep, Ohër, Veles, Shtip, Kumanovë, Gostivar dhe nga Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit.

Gjatë punëtorisë, u organizua një ushtrim simulimi – aksion për dhurimin e gjakut. Rolet iu caktuan vullnetarëve të Kryqit të Kuq gjatë një aksioni për dhurimin e gjakut, si dhe dhuruesve të gjakut dhe një ekipi në rolin e një shërbimi të mjekësisë transfuzive.

< kthehu mbrapa