7 Shtator, 2016

EDUKIMI I MOTIVUESVE TË RINJ PËR DHURIMIN E GJAKUT ME KLUBET 25

Në hotelin Solferino, Strugë prej 02 – 04 shtator të vitit 2016 u mbajt edukim për motivuesit e rinj të Klubeve 25 të Organizatës qytetarë të Kryqit të kuq të Shkupit, organizatave komunale të Kryqit të kuq Manastir dhe Ohër, të rinjë të Klubit 25 të Kryqit të kuq të Shqipërisë dhe klubi 25 të Organizatës qytetare të Kryqit të kuq Novi Sad të Republikës së Serbisë, dhe 12 anëtarë të Klubit të dhuruesve të gjakut të Kryqit të kuq të Shkupit.

Pjesëmarrësit treguan motivim të madh për punë dhe pjesëmarrje aktive në punëtoritë, interes për temat e prezantuara, ndarje të përvojave, diturive dhe aftësive, kreativitet të madh dhe përkushtim në punën në ekipe. Në grupe u zhvilluaraatmosferë pozitive dhe punuese që rezultoi me punë të suksesshme dhe përfitim të diturive të reja – që është parakusht për aktivitetin e tyre të mirë në të ardhmen si motivues për dhurim vullnetar të gjakut.

Përfitim të posaçëm lishte mundësia për këmbimin e përvojave me përfaqësuesit e Shqipërisë dhe Serbisë dhe ndërtim të shoqërimit mes pjesëmarrësve – si mundësi për bashkëpunim të përbashkët në të ardhmen në fushën dhurimit vullnetar të gjakut.

Ana pozitive e seminarit ishte këmbimi i përvojave mes Klubeve 25 në Shkup, Manastir dhe Ohër, si dhe Klubet 25 të Kryqit të kuq të Shqipërisë dhe Serbisë.

Untitled-1

< kthehu mbrapa