10 Gusht, 2021

EKIPET MOBILE NË TEREN PËR PËRKRAHJE LOGJISTIKE PËR EKIPET TË CILAT LUFTOJNË ME ZJARRET NË RAJONIN E DELLÇEVËS

Ekipi mobil i Kryqit të Kuq të RMV-së është ende i përfshirë në mënyrë aktive në mbështetjen logjistike të ekipeve, institucioneve dhe qytetarëve të angazhuar në shuarjen e zjarrit në rajonin e Dellçevës – Pehçevës. Pjesa më e madhe e zjarrit është vënë nën kontroll, por era nuk shkon në favor të ekipeve që luftojnë zjarrin.

Në dy ditët e kaluara, 336 shishe të tjera me 0.5 litra ujë dhe 336 shishe me 1.5 litra ujë dhe 150 sanduiçe iu shpërndanë njerëzve të përfshirë në shuarjen e zjarrit. Deri më tani, asnjë nga zjarrfikësit e përfshirë në mënyrë aktive nuk ka kërkuar ndihmën e parë.

< kthehu mbrapa