Fakulteti për siguri – Shkup dhe Kryqi i Kuq i RMV-së do të bashkëpunojnë në ndërtimin e sistemit për përgatitje dhe përgjigje nga katastrofa
Dekani i Fakultetit për siguri prof. d-r Nikolla Dujovski dhe prorektori prof. d-r Marjan Gjurovski vizituan Qendrën për gatishmëri dhe përgjigje gjatë katastrofave të Kryqit të Kuq të RMV-së, ku realizuan takim me Sekretarin gjeneral të Kryqit të Kuq d-r Sait Saiti, me udhëheqësin e Qendrës për gatishmëri dhe përgjigje gjatë katastrofave z. Ali Samit dhe me më shumë vullnetarë dhe të punësuar në Qendrën.
Gjatë takimit Prorektori dhe Dekani patën mundësi që në mënyrë të drejtpërdrejtë të njoftohen me aktivitetet të cilat i ndërmerr Kryqi i Kuq për ndihmë dhe përkrahje të institucioneve dhe popullatës në kushte të pandemisë Kovid-19. Në takim u bë fjalë edhe për thellimin e bashkëpunimit mes Fakultetit dhe Kryqit të Kuq, e që ishin theksuar edhe aktivitete konkrete për trajnim dhe zbatim të projekteve të përbashkëta.
Kryqi i Kuq disponon me resurse të rëndësishme të cilat janë futur në dispozicion të institucioneve të cilat punojnë në menaxhimin me krizën shëndetësore, e që ndihmon edhe në popullatë nëpërmjet dërgimit të pakove humanitare me ushqim dhe mjete për higjienë. Mund të vërehet se koordinimi i aktiviteteve brenda në organizatë është në nivel të lartë, a me ekspertizën e vet u japin përkrahje serioze edhe institucioneve shtetërore.
Aktiviteti u realizua në kuadër të aktiviteteve në teren nga projekti “Funksionimi i sistemit për siguri në kushte të situatës së jashtëzakonshme”, me çka u grumbulluan informacione dhe të dhëna të rëndësishme të cilat do të shfrytëzohen në fazat e mëtutjeshme për menaxhim me kriza dhe mbrojtje e shpëtim, si dhe funksionimi i sistemit të përgjithshëm pë siguri.